Fitim Havolli: Jemi të stërngarkuar, po punojmë nga 12 orë në ditë

Fitim Havolli: Jemi të stërngarkuar, po punojmë nga 12 orë në ditë

Fitim Havoli nga Sindikata e Infermiereve ka thënë se  gjendja në Klinikën Infektive është e stërngarkuar, dhe infermieret janë duke u përballur me këtë gjendje që nga 13 marsi, njofton Insajderi.

Rikthimi i numrit të të infektuarve na ka detyruar të rritim  orarin e punës me mbi 12 orë, ku kujdesi duhet të jetë i shtuar e sidomos tash ku numri i të shtruarve në klinikë është rritur ndjeshëm, ka thënë Havolli në KlanKosova në emisionin Speciale.

Havolli  gjatë emisionit ka folur edhe për sjelljen e pacientëve, ku mes tjerash ka thënë se në përgjithësi janë të sjellshëm dhe dëgjojnë me kujdes udhëzimet tona./Insajderi.com