Fitim Uka, deputeti i LVV-së, infektohet me COVID-19

Fitim Uka, deputeti i LVV-së, infektohet me COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti në rrjetin social Facebook.

Me anë të një postimi, Uka tregon se ka bërë testin dhe është informuar se rezulton i infektuar me Coronavirus.

“Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri”, shkruan Uka.

“Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezultati i testit tim për Covid-19 është pozitiv”.

Ai ka treguar se bashkë tash është në vetëizolim.

“Sikurse unë, edhe Yllka ka simptomat e njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e ‘këshilla profesionale’”.

Uka ka shkruar edhe se duhet të kihet kujdes nga ky virus, sepse simptomat nuk janë aspak të lehta.

“Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes”./Insajderi.com