Fiton punë me orar të plotë – 20 vjecari nga Kosova deportohet nga Suedia

Fiton punë me orar të plotë – 20 vjecari nga Kosova deportohet nga Suedia

Ardian Xhibo, 20 vjeç ishte gëzuar kur kishte marrë ofertën nga një shkollë elite në Suedi për të punuar si trajner i basketbollit për nxënësit e asaj shkolle por kishte marrë një lajm të hidhur nga Zyra e Imigracionit në Suedi.

“Kam marrë një ofertë nga Trellobog ekip që gjendet në Ligën e parë por zgjodha gjimnazin e atletikës, një shkollë elite”, rrëfen Xhibo për “Express.se”.

Por Xhibos që kishte jetuar në Kosovë deri në moshën 14 vjeçare për tu zhvendosur në Suedi pasi nëna e tij ishte martuar atje, tash i kanë dalë probleme me migracionit. Ai do të depërtohet nga Suedia, raporton Insajderi.

Ka një arsye për këtë. Kur Xhibo ka kërkuar leje pune për të qëndruar në Suedi në fund të vitit 2016, ai ishte i punësuar si mësues shkolle për më shumë se 1 një vit e gjysmë, duke i përmbushur kërkesat e migracionit.

E kur kaloi nga puna me gjysmë orari në një punë me orar të plotë nisen problemet.

Në janar të këtij viti, ai mori një ofertë të re, një punë me orar të plotë. Nuk po kryejnë punë as faktet që të dy punëdhënësit kanë paraqitur: Xhibo do të punojë në të njëjtin vend por jop nuk po i intereson Zyrës së Migracionit e cila ka një rregull.

“Zyra e Migracionit e sheh këtë ndërrim të orarit sikur ndërrim të vendit të punës dhe sipas tyre personi që merr leje pune nuk duhet ta ndërrojë vendin e punës brenda katër muajve”, ka thënë Xhibo për median suedeze.

Sipas rregullave të migracionit në Suedi, aplikanti duhet të kryej të njejtën punë të paktën 12 muaj. Tashmë avokati i tij është duke bërë çmos që të bind autoritetet se Xhibo bënë të njejtën punë vetëm se paguhet më shumë dhe nga një tjetër burim i të ardhurave, pikërisht për faktin se ka ndryshuar orar të plotë dhe jo kompaninë ku është punësuar.

E Xhibo i pyetur sesi ndihet që mund të largohet nga Suedia dhe të shkojë në Kosovë është përgjigjur shkurt.

“Nuk mund as ta imagjinoj që të lë gjithçka këtu dhe të shkoj të jetoj në një vend ku nuk kam asgjë”, ka thënë ai. /Insajderi.com