Fitore e lehtë e Gjukanoviçit, opozita proserbe shënon sukses

Fitore e lehtë e Gjukanoviçit, opozita proserbe shënon sukses

Qendra për Transicionin Demokratik, ka njoftuar se, Milo Gjukanoviq, ka arritur një fitore të ngushtë kundrejt koalicionit proserb, “E Ardhmja e Malit të Zi”.

DPS e Gjukanoviqit ka fituar 35.44%, ndërsa koalicioni “E Ardhmja e Malit Zi” ka marrë 32.82% të votave – kur janë numëruar 98.8% të votave, raporton gazeta malazeze, Vijesti, transmeton Insajderi.

Kështu, Gjukanoviqit i duhet një koalicion për ta formuar Qeverinë.

Rezultat e partive tjera: “Paqja është kombi ynë” 11.94%,  “E zezë dhe e bardhë” 5.53%,  “E zezë dhe e bardhë” 5.53%, Social Demokratët” 4.13% “SDP” 3.09%, “Lista shqiptare”1.54%, “Koalicioni Shqiptar” 1.37%.

QEVERIA E RE NË “DORËN” E NJË SHQIPTARI

Socialdemokratët e udhëhequr nga shqiptari, Dritan Abazoviç, kanë fituar 4.13% të votave dhe mund të jenë vendimtarë në krijimin e Qeverisë së Re.

Në një prononcim për ABC News, Abazoviç, tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si “Game changer”, personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

“Çelësi i qeverisë ka për tu varur prej koalicionit tonë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qyterët. Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare. Që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë. Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria eksperte, nuk ka pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, tha ai, njofton  Insajderi.

SERBET NË FESTË

Shumë qytetarë serbë u mblodhën në qendër të Beogradit, përpara Shtëpisë së Asamblesë Kombëtare, ku bllokuan rrugën me makina në festimin e suksesit të listës së opozitës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.com.

Raportohet se festa e serbëve është zhvilluar edhe në Veriun e Kosovës. /Insajderi.com