
Përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e saj në Facebook, deputetja Pacolli është shprehur e pakënaqur me faktin se lideri i PDK-së, mori rezultatin e testit për Covid-19 brenda ditës.
Ajo ka thënë se qytetarët po presin disa ditë me radhë për të bërë testin, e pastaj duhet të presin edhe për rezultate.
Ky është statusi i plotë i saj:
Në shtetin tonë të kapur:
- shumë qytetarë presin disa ditë për ta bërë testin;
- vetëm disa arrijnë të bëjnë testin, por duhet të presin 2-3 ditë për rezultatet;
- ndërsa po pate fat dhe qëllon të jesh kryetar i PDKës rezultatin e merr “express” brenda ditës. /Insajderi.com/