
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka thyer heshtjen zgjedhore, duke treguar për komunat që sipas tij “LVV po fiton”.
Ajo e ka nisur me Prishtinën, duke ftuar qytetarët të vazhdojnë edhe pak.
“Në Prishtinë jemi kampion Vazhdojmë edhe pak dhe tani”.
Më pas, vazhdoi duke thënë se “Gjakova po bëhet e kuqe”.
Pacolli thotë se edhe në Gjilan “VV është e para”.
Por, ajo ka postuar edhe dy statuse tjerë në Facebook.
Pretendon se VV do ta mbajë pushtetin në Prizren dhe Podujevë. /Insajderi.com