Sulmi i mbrëmshëm tregon frikën dhe dobësinë që kanë të këqijtë dhe kriminelët përballë gazetarisë hulumtuese, thuhet në reagimin e partisë Fjala.
“Mirëpo, kjo nuk duhet të i zbrapsë gazetarët dhe gjithë ata që punojnë për të mirën e vendit, ngase e mira gjithmonë e ka mposhtur të keqen.
Ne FJALA urojmë shërim sa më të shpejtë gazetarit Parim Ollurit, dhe njëherit kërkojmë që akterët e krimit të sillen para drejtësisë”- thuhet tutje në reagim.