Fjalët e koleges së Artit: E paska dashur shumë aktrimin të gjithëve na paska gënjyer

Fjalët e koleges së Artit: E paska dashur shumë aktrimin të gjithëve na paska gënjyer

Kolegia e punës në Komunë të Gjakovës, e aktorit gjakovar Art Kurti i cili u gjet i vdekur dje, ka folur në mbledhjen komomorative të aktorit të ri, duke zbuluar ndoshta më shumë se të tjerët, për atë që ka ndodhur dje.

Kolegia e tij, Leonora Luta që ndante tavolinën e punës me të ka thënë se Artin e kanë dashur të gjithë, dhe janë disa fjalë që sipas saj është e vështirë të thuhen për një djalë me të cilin i ka ndarë tetë orë në ditë me të, shkruan gazetametro.net.

Sipas saj, kolegët e punës të cilët arti i ka bërë me disponim të mirë çdo herë gjatë punës nuk kanë arritur ta kuptojnë se çfarë kishte, çfarë e mundonte.

“Aktrimin e paska pas në gjak. Krejt i kemi nejt afër, krejt e kemi dashtë, të gjithëve na paska rrejtë. Nuk na ka tregu kurrë se çfarë është ka e mundon”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo pa treguar detaje se për çka po flet, ka thënë se janë munduar ta ndalin, por nuk i ka dëgjuar.

”Na ka thënë jam shumë i madh i di punët e mia”, ka thënë kolegia e tij e punës, që e ka ndarë edhe tavolinën e zyrës me të.