Fjalët e kryeministrit Mustafa shënuar në librin e zisë për Bajram Rexhepin

Fjalët e kryeministrit Mustafa shënuar në librin e zisë për Bajram Rexhepin

Kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa u nënshkrua në Librin e zisë për nder të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur respektin për kontributin dhe përkushtimin e ish-kryeministrit Rexhepi në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.

“Bajram Rexhepi, ish-kryeministri i Kosovës meriton respektin dhe përkuljen tonë. Është njeriu që punoi për Kosovën, për pavarësinë e saj dhe ngritjen e institucioneve demokratike. Frymëzoi me afërsinë, sinqeritetin dhe vendosmërinë e tij. E kujtojmë me respekt”, ka shkruar kryeministri Mustafa, në Librin e zisë./Insajderi.com