Fjalët e para të Ramës, pas ardhjes në Prishtinë

Fjalët e para të Ramës, pas ardhjes në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Prishtinë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe partive politike, njofton Insajderi.

Rama ka shkruar një status në Twitter më të arritur në kryeqytet.

“NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!”, ka shkruar Rama në Twitter/Insajderi.