“Mjaft është mjaft”

Fjalët e Pavarësisë

Vizita e George W. Bush në Shqipëri e realizuar para 13 vjetësh merret si momenti kur u vulos e ardhmja e popullit të Kosovës. Amerika thoshte se duhet të pavarësohemi. Më pak se një vit më vonë, ashtu ndodhi.

Fjalët e Pavarësisë

Para 13 vjetësh George W. Bush po vizitonte Shqipërinë. Presidenti i parë amerikan që vinte në tokën shqiptare sa ishte në detyrë.

Në vetëvete kjo përbënte lajm historik për shqiptarët.

Por, ajo që tha Bush në fjalimin e tij në Shqipëri do shënonte një tjetër moment historie.

“Në një pikë të caktuar, më mirë herët se sa vonë, duhet të themi se MJAFT ËSHTË MJAFT. Kosova është e pavarur”, kishte thënë presidenti Bush, shkruan Insajderi.

Këto fjalë të Bush merren si vula mbi fatin dhe të ardhmen e Kosovës.

Ndonëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës popullariteti kishte filluar t’i binte dukshëm, kur Bush po vizitonte Shqipërinë në vitin 2007-të, dhe në shumicën e vendeve ishte pritur me protesta.

Por shqiptarët ishin të vetmit që e pritën ndryshe.

“Ai u brohorit si “yll roku’” shkruante asokohe prestigjiozja New York Times.

Madje Kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sali Berisha, kishte proklamuar se “ky është mysafiri më i veçantë që kemi pasur ndonjëherë”.

Njerëzit donin t’i qëndronin sa më afër e madje t’ia preknin edhe flokët e thinjura. Gratë po e puthnin në të dyja faqet, raportonte New York Times.