fbpx

Fjalia më e ashpër e Haradinajt në takimin me Mogherinin

Fjalia më e ashpër e Haradinajt në takimin me Mogherinin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pasur një përplasje gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Gjatë takimit, Haradinaj nuk e ka lënë pa e përmendur edhe idenë e korrigjimit të kufijve.

Madje indirekt e ka akuzuar edhe Mogherinin që po e përkrahë këtë ide, duke thënë se kushdo që flet për kufijtë është armiku i Kosovës, shkruan Insajderi.

“Kushdo që flet për kufijtë, territoret, apo ndonjë korrigjim tjetër të vendit tim, është armiku ynë. Si Kryeministër, ndodhem këtu për t’iu ballafaquar me të vërtetën, realitetin dhe orientimin e vendit tim, jo çfarë doni të dëgjoni, ose për çka keni qenë të njoftuar nga dikush tjetër”, ka thënë Haradinaj para Mogherinit.

“Më lejoni të theksoj edhe një herë, unë si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila do të sjellë vetëm luftëra dhe tragjedi të reja në Ballkan”, ka përfunduar Haradinaj. /Insajderi.com