Fjalimi kërcënues i kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Fjalimi kërcënues i kryetarit të Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se në Qeverinë e Kosovë kanë hyrë për të mbrojtur serbët dhe për të mundësuar qëndrimin e tyre në Kosovë si dhe kthimin e atyre që nuk jetojnë në Kosovë.

Por aty, ai ka rikonfirmuar se nuk do të jenë me pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas arrestimit të Makro Gjuriqit.

“Lista Serbe është definitivisht në opozitë dhe do të punojë ekskluzivisht për interesin e serbëve në Kosovë”, ka thënë ai gjatë mbledhjes që kanë mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut.

“Përsëris që pasi Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend ta formojë Asociacionin, atëherë më 20 prill do ta formojmë ne. Ky ka qenë obligim i Prishtinës dhe Brukselit, por që nuk u realizua”, ka shtuar ai.

“Thërras fqinjët, që të mos bien në provokime dhe bashkërisht të ruajmë paqen”, ka deklaruar tutje Rakiq.

“Porosia e Vuçiqit është se Beogradi nuk do të lejojë serbët në Kosovë që të ndiqen dhe rrahën. Serbët në Kosovë kanë një president në Beograd që për dallim nga të tjerët punon për interesat e tyre dhe për t’i mbrojtur ata”, ka thënë ai.

Rakiq ka thënë se Makro Gjuriq pas arrestimit ruajti paqen me mençurinë e tij./Klan Kosova/