Fjalori i papritur i Gjuriqit për dialogun me Kosovën

Fjalori i papritur i Gjuriqit për dialogun me Kosovën

Drejtori i të ashtuqujaturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Komisioni Evropian për të shpallur referendumin në Kataloni të paligjshëm në mënyrë të qartë, publikisht dhe haptazi tregon qëndrimin se ajo që vlen për anëtarët e Bashkimit Europian nuk zbatohet për vendet e tjera në Evropë, e cila paraqet një fakt të ri ndërkombëtar

Me një sjellje të tillë, Brukseli nuk mund të bindë askënd, por mund të inkurajojë procese të dëmshme në vende të tjera në Evropë, tha ai për RTV Puls.

Duke folur për ndryshimet e mundshme në formatin e dialogut të Brukselit, ai deklaroi se se pozicioni i Beogradit është i njohur për të gjithë dhe nuk do të ndryshojë.

Megjithatë, siç tha ai “është e rëndësishme të flasësh me shqiptarët dhe të kërkosh zgjidhje për marrëdhënie më të mira në të ardhmen. Pasoja e drejtpërdrejtë e një qasjeje të tillë është një rënie e tensionit në vitet e fundit”.

Duke komentuar mundësinë që afati përfundimtar për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit për integrimin e gjyqësorit, të dakorduar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për datën 17 tetor dhe të zgjatet këtë herë, drejtori i të ashtuquajturës zyra serve për Kosovën thotë se herën e fundit gjyqtarët dhe prokurorët serbë ishin gati për të marrë përsipër detyrat e tyre.