Fjolla Morina- Mjeku kosovar: Dhunuesit e femrave të këtilla nuk duhet të dënohen me ligj

Fjolla Morina- Mjeku kosovar: Dhunuesit e femrave të këtilla nuk duhet të dënohen me ligj

Këngëtarja Fjolla Morina është paraqitur në një koncert në Skenderaj më veshje provokative,  ku shumica e audiencës ishin fëmijë.

Nga reagimet e shumta për Fjollën, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grup-moshën e audiencës, në  sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

Mjeku kosovar, Nazim Qehaja, në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka komentuar veshjen e këngëtares.

Ai ka thënë se në aspekti human, professional dhe psikomjekësor, dhunesit e femrave të këtilla provokuese nuk duhet të përgjigjen para ligjit.

“Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokativë, nuk duhet të përgjigjën para ligjit”, ka shkruar Qehaja.

Morina ka kënduar disa nga këngët e saj hite, kurse ende nuk dihet se kush e ka organizuar koncertin në Skenderaj.

Ndaj veshjes provokative me të cilën Fjolla Morina u paraqit mbrëmë para publikut të mitur në Skenderaj kanë reaguar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës si Milaim Zeka e Andin Hoti. Por Fjolla Morina iu është përgjigjur Zekës e Hotit për kritikat e tyre.

“Tregoi Milaim Zekës që Drenica ka ecë përpara. Jam vesh sikur këngëtaret e huaja që kanë ardhë në Kosovë. Drenicasit janë burra dhe janë njësha”, ka thënë Fjolla.

E ndaj komenteve  të Andin Hotit, këngëtarja Fjolla Morina ka thënë se deklaratat e tilla e kanë lënë Kosovën prapa/Insajderi.