Flamuj të shteteve të ndryshme në sheshet e Prishtinës

Flamuj të shteteve të ndryshme në sheshet e Prishtinës

Prishtina së fundmi ishte ‘stolisur’ me flamuj amerikanë, por sot, në ditën kur pritet të mandatohet Ushtria e Kosovës, në sheshet e kryeqytetit janë vendosur flamuj të shteteve të ndryshme, shkruan Insajderi.

Pak ditë më parë ishin flamujt amerikanë ata që mbizotëronin, por tani në shesh mund të shihen edhe flamujt e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.