Flamuri serb vendoset në kullën e vrojtimit në Koshare

Flamuri serb vendoset në kullën e vrojtimit në Koshare

Një flamur i Serbisë është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, midis disa flamujve kombëtarë, njofton Insajderi.

Kjo u bë e ditur përmes disa pamjeve të publikuara nëpër rrjetet sociale.

Fotografia e publikuar është bërë disa ditë pas përvjetorit të 22-të të kësaj beteje.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të luftës së fundit në Kosovë.

U zhvillua në prill dhe qershor të vitit 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe.

Beteja e Koshares zgjati nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund luftës. /Insajderi.com