![Flamuri shqiptar në bregun e Tuzit në vend të mbishkrimit Tito](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/11/albania-730x440.jpg)
Mbishkrimi “Tito” në një breg të Tuzit në Mal të Zi është larguar një ditë pas aksionit të rinisë së Partisë Demokratike të Socialistëve të cilët e kanë vendosur, dhe për këtë të dielën pasdite është përforcuar prania e policisë në Tuz, shkruan portali malësia.org.
Pretendohet se pjesëtarët e policisë i kanë legjitimuar qytetarët ndërsa në portal është publikuar edhe fotografia e flamurit shqiptar në majën e Deçiqit.
“Sot përfaqësuesit e rinisë së Malësisë me flamurin shqiptar kanë dërguar mesazh të qartë se këtu nuk ka vend për emrin e diktatorit. Policia dje nuk reagoi, mirëpo sot po”, ka publikuar ky portal në gjuhën shqipe.
Është publikuar se funksionari i Lidhjes Demokratike Ivan Ivanaj ka publikuar në Facebook se përtëritja e mbishkrimit “Tito” në Deçiq ishte turp për Malësinë sepse nuk ka pjesë në Mal të Zi e cila nuk ka vuajtur nga komunistët siç ka vuajtur Malësia.
Të shtunën rreth 20 anëtarë të rinj të PDS së Tuzit në lartësinë prej 600 metra i kanë rregulluar germat me gurë të cilët e përbëjnë fjalën “Tito”.
Tuzi kohë më parë e ka fituar statusin e komunës, ndërsa më herët ishte komunë në kuadër të Podgoricës./Insajderi.com.