Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Në një linje direkte për RTK-në dy nga personat që i kanë mbijetuar këtij aksidenti kanë treguar sesi ka rrjedhur ngjarja.
Ata kanë thënë së aksidenti ka ndodhur brenda një minuti dhe vetëm sa kanë parë që është rrezuar autobusi.
“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.
Një tjetër pasagjer i cili ishte brenda autobusit që u aksidentua, tregoi se të lënduarit janë mirë.
“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë më mirë”, ka pohuar edhe njëri prej lënduarve.
Ndërkohë, kryeministri, Albin Kurti, është nisur drejt Kroacisë ku do të vizitoj edhe të lënduarit që po trajtohen në spital.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, 15 persona janë në gjendje të rëndë e 44 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore.
Kurti për në Kroaci nuk është nisur i vetëm.
Bashkë me të është edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela./Insajderi.com