Flasin familjarët e punëtorit që humbi jetën nën gërmadhat e hotelit në Mitrovicë

Flasin familjarët e punëtorit që humbi jetën nën gërmadhat e hotelit në Mitrovicë

I riu Visar Behrami, 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës, është nxjerrë pa shenja jete mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vidimriq,  ndërsa e pamja po bëhet te Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Djali i axhës së të ndjerit, Lavdim Behrami, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e trupit të familjarit të tij, ndërsa tregoi se i ndjeri [Visar Behrami] nuk ka pasë kontratë pune derisa ka punuar në ish hotelin Adriatik në Mitrovicë.

“Ai nuk ka pasë kontratë pune pasi ka qenë në punë sezonale dhe s’ka pasë mjete mbrojtëse”, ka thënë ai.