Flasin familjarët e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë – “Ai ishte në proces të divorcit me gruan”

Flasin familjarët e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë – “Ai ishte në proces të divorcit me gruan”

Një familjar i të vrarëve në lagjen “Bill Klinton” në Prishtinë, ka thënë për Insajderin se i dyshuari nuk ka pasur probleme mendore por ka shtuar se i ai dhe bashëshortja e tij kanë qenë në proces të divorcimit.

“Këta janë kanë në gjyq që s`disa, kanë deshtë me u nda. Me vëtdije”, tha ky familjar.

Ky familjar ka treguar se pasi i dyshuari, dyshohet se kishte vrarë graun dhe renë e kishte telefonuar djalin, të cilin e kishte paralajmëruar se do ta vras edhe vetën.

“Pas vrasjes ky e ka thirrë djalin e vet, K.K. në telefon, i ka thanë unë ta kom vra grunë edhe nanën, tash po e vras veten”, tha ai.

Hasan Krasniqi, është personi i dyshuari i cili vrau gruan e tij, Hysnije Krasniqi dhe renë e tij, Remzije Krasniqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinës në një përgjigje për Insajderin ka thënë se kryesi i veprës, Hasan Krasniqi kishte probleme psikike.

Policia e Kosovës po ashtu e ka konfirmuar se vrasja e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:20, mirëpo ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.