Pronari i “Emona Center” thonë se Inspektoriati i Tregut i Komunës së Mitrovicës kanë mbyllur sot lokalin e tyre pa paralajmërim dhe pa ndonjë dokument.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, zyrtarë të Emona Center kanë thënë se Inspektoriati i Tregut nuk na kanë treguar se të dielave pas orës 12:00 duhet të ketë leje të veçantë.
“Nuk ka nevojë për koment, po shihet ashiqare, s’kanë asnjë dokument veç erdhën e mbyllen pa paralajmërim, ata nuk na kanë thënë asgjë as gojarisht dhe as me shkrim se do të ketë rregulla të reja se marketet nuk do të punojnë të dielave, këtë vetëm e kemi dëgjuar”, ka thënë njëri nga pronarët e “Emona Center”, kaë thë një zyrtar për Insajderin.
Inspektorati i tregut në Komunën e Mitrovicës ka mbyllur përkohësisht marketin “Emona”gjatë ditës së sotme.
Mbyllja e tij është bërë me asistencë të Policisë së Kosovës. Arsyeja e mbylljes së lokaleve po bëhet pasi që nuk po respektohet orari i punës, raporton Gazeta Insajderi.
Inspektoriati i tregut ka bërë të ditur se lokalet e llojit të tillë të cilët duan të punojnë të dielave pas orës 12:00 duhet të pajisen me leje të veçantë. /Insajderi.com