Zyrtarja për informim e Dhomave të Specializuara, Anxhela Griep,ka folur rreth procesit të lirimit të përkohshëm për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli me rastin e vdekjes së babit të tij.
Në një përgjigje për Insajderin ajo ka thënë se kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës, lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse.
Tutje thuhet se paneli është ai që vendos për kërkesa të tilla.
”Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”.
Sot ka vdekur babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli.
Ai do të varroset në Broboniq të Mitrovicës rreth orës 19:00./Insajderi.com