Flasin nga Spitali i Gjilanit për vdekjen e foshnjës së posalindur dhe arrestimin e doktorit

Flasin nga Spitali i Gjilanit për vdekjen e foshnjës së posalindur dhe arrestimin e doktorit

Një foshnje e posalindur ka vdekur mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Gjilanit. Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar një doktor, shkruan Insajderi.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

Ai tha se rasti ka ndodhur në orën 19:00, por ende nuk dihen rrethanat.

Tutja Emini, ka thënë se me rastin po merret Policia e Kosovës dhe në momentin që do të pranojnë informacione shtesë do t’i bëjmë publike.

“Mund ta konfirmoj që rasti ka ndodhur në orën 19:0, rrethanat nuk i dimë. Është njoftuar policia, hetimet kanë filluar. Po presim raportin e policisë për më shumë detaje. Në momentin që do të kemi informacione shtesë do t’i publikojmë”.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se  trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në Institutin Mjekësore Ligjor për obduksion./Insajderi.com