
Asamblisti Hysni Mehana ka folur për Frontal rreth përleshjes fizike që ka ndodhur gjatë seancës së sotme në Kuvendin Komunal të Skenderajt.
Mehana ka thënë se është sulmuar fizikisht asamblisti i Iniciativës Qytetare 40000, Malsor Bejta.
“Malsor Bejtën kanë fillu me sulmu fizikisht. Kur kam shkuar ta shikojë se cfarë ka ndodhur, rojet e Bekim Jasharit”, ka thënë Mehana në Frontal të T7.
Mehani ka thënë se atë dhe Bejtën e ka sulmuar drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala dhe rojet e Bekim Jasharit.
Ndërsa drejtori Shala në një lidhje direkte ka thënë se atë e ka kërcënuar Bejta me thikë, prandaj është detyruar tën sulmojë. Megjithatë thotë se asamblisti në fjalë nuk ka pasur lëndime.
“Nuk është e verëtë në këmbë ka dalë. Asnjë lëndim nuk e ka” , ka thënë Shala.