Blendi Fevziu autor i emisionit “Opinion” nuk ka hezituar të flas edhe për pagën e tij.
I pyetur nga autori i emisionit “Kojshia Show”, se çfarë page merr, ai ka treguar se ka rrogë shumë më të lartë sesa të presidentit.
“Po rroga ime është shumë më e madhe se e presidentit. Presidenti nuk ka rroge shumë të lartë në Shqipëri, rrogat e larta i kanë privatët, shtetërorët kanë rroga më modeste. Gazetarët në Shqipëri në përgjithësi paguhen shumë. Sta them rrogën sa por është shumë më shumë se presidenti”, tha Fevziu.
Më herët në mediat e Shqipërisë ishte raportuar se Blendi Fevziu e ka rrogën mujore 37 mijë euro.
“1-Blendi Fevziu, rroga mujore 37 mije euro, ka ne pronesi 11 apartamente, 3 Vila, aksioner ne qendren tregetare “Toptani”, agjenci turistike ne emer te gruas se tij, 3 automjetet te shtrenjta dhe 7.4 milione euro cash te shperndara ne 5 banka brenda e jashte vendit”, shkruante gazetari Bledi Mane.