Flet 88-vjeçari pasi u vaksinua kundër COVID-19: Ishalla i bën mirë të rinjve

Flet 88-vjeçari pasi u vaksinua kundër COVID-19: Ishalla i bën mirë të rinjve

Të enjten në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër Coronavirusit me vaksinën AstraZeneca i personave të moshës mbi 85-vjeçare, njofton Insajderi.

Ndër të parët që e mori kurën kundër COVID-19 është një 88-vjeçar, i cili nuk hezitoi të vaksinohej.

Madje, ai u bëri thirrje edhe të rinjve që ta marrin vaksinën.

“Jam 88-vjeçar. Po ndihem mirë dhe nuk kam sëmundje. E kom marr vaksinën për shkak se për ma mirë, po edhe vjet kam boll. Ishalla i bën mirë vaksina të rinjve, se për pleq suksese të pakta. Nuk kom hezituar me marr vaksinën, e kom marr lirshëm”, deklaroi ai për KP.

Kujtojmë që, javën e kaluar ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit COVID-19. Në javën e parë të fillimit të imunizimit kundër kësaj sëmundje, mbi tre mijë punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar./Insajderi.com