Flet avokati i Tomorr Morinës, tregon për gjendjen e tij

Flet avokati i Tomorr Morinës, tregon për gjendjen e tij

Janë bërë disa ditë që nga arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së Tomorr Morinës në Maqedoninë e Veriut, me kërkesë të Serbisë në Interpol me akuzën “krim ndaj njerëzimit”.

Atij i janë dhënë 30 ditë paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa sot ka dhënë  një prononcim për Telegrafin e Maqedonisë, avokati i Morinës, Naser Raufi.

Avokati Raufi ka thënë se pas vizitës që i ka bërë dje klientit të tij gjendja është stabile.

“Gjendja është e mirë. Dje e vizitova. Gjendet në burgun e Shkupit-Shutka. Interesi është në nivel të lartë. Sot në mëngjes u paraqit Agim Nuhiu, zv.ministri i Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe i tregova çka të ndërmarrin. Jemi duke pritur dokumentacionin me prova që e posedon Serbia”, tha Raufi.

Përndryshe për këtë rast ka folur edhe kryeministri Zoran Zaevm ndërsa kanë reaguar edhe institucionet shtetërore të Kosovës./ Insajderi.com