Flet Bennet Nura – 17 vjeçari prishtinas i përzgjedhur nga Nasa për t’u bërë banor i Marsit

Flet Bennet Nura – 17 vjeçari prishtinas i përzgjedhur nga Nasa për t’u bërë banor i Marsit

Shqiptari Bennet Nura, i cili është një nga 100 mijë njerëzit e përzgjedhur nga NASA për të bërë jetë në planetin Mars në të ardhmen, është deklaruar rreth këtij konkursi që tashmë e ka fituar, transmeton Insajderi.

Në emisionin “Gjesi” në T7, 17-vjeçari tha se gjithmonë ka ëndërruar të bëjë një hap më shumë për shkencën, pasi interesi për të ka qenë i madh dhe meqë dëshira e tij ishte të bëhej astronaut, emisionet shkencore kanë qenë pika më e dobët e tij.

Ai thotë se për të qenë pjesë e konkursit të fundit të NASA-s për planetin Mars, plotësimi i disa kritereve ka qenë i domosdoshëm.

Sipas tij, gjithçka çka është dashur për të aplikuar në atë konkurs ka qenë, interesimi dhe njohuritë për shkencën.

Ndonëse jetën në Mars e sheh si të vështirë, 17-vjeçi thotë se një mundësi e tillë është e madhe për njerëzimin në rast se ndodhë ndonjë luftë apo mund të bie ndonjë kometë në tokë.

Ndryshe, Bennet Nura ka origjinë nga Prishtina dhe është student i shkencave kompjuterike në Holandë. /Insajderi.com