fbpx

Flet Endrit Shala për rrahjen në mes Molliqajt dhe Abazit pas debatit televiziv

Flet Endrit Shala për rrahjen në mes Molliqajt dhe Abazit pas debatit televiziv

Endrit Shala, kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate ka folur rreth përleshjes fizike në mes të Dardan Molliqajt nga PSD-ja dhe Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shala i cili ishte i ftuar në emisionin Presing në T7, emision ky ku të ftuar ishin edhe Molliqaj dhe Abazi për të cilët raportohet se janë përleshur fizikisht, ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk ka parë asgjë nga përleshja.

“Nuk kam parë asgjë nga përleshja mes Molliqajt dhe Abazit, me të përfunduar emisioni kam dal nga zyret e televizionit”, ka thënë Shala për Insajderin.

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit. Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.

Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit. Ka thënë se mbetet të shihen pamjet nga incizimet e kamerave.

“Pas emisionit, Haki Abazi thotë se është sulmuar fizikisht nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij”, ka thënë Kërçuki pas përfundimit të debatit, teksa ka anuluar vazhdimin e emisionit.

“Neve na mbetet me i pa videoincizimet nga kamerat e sigurisë”, ka thënë ai. /Insajderi.com