Flet familja e pronarit të “Selo Tours” që u vra mbëmë në Serbi

Flet familja e pronarit të “Selo Tours” që u vra mbëmë në Serbi

Pronari i agjencisë turistike në Kosovë “Selo Tours”, Selatin Janjeva, ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së djeshme në Novi Pazar, njofton Insajderi.

Persona, identiteti i të cilëve ende nuk është i njohur, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të Janjevës, ku mbeti i vdekur vetë ai dhe u plagos një tjetër person që ishte bashkë me të ndjerin, e që më pas u raportua se edhe viktima e dytë në këtë rast vdiq.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të Janjevës, me anë të një shkrimi.

“Të Dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që  gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, kanë deklaruar nga familja e të ndjerit.

Vrasësi i dy kosovarëve gjendet në arrati, ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir, transmeton Insajderi.

Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me armë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë. /Insajderi.com