Flet Gazmend Muhaxheri pas “stuhisë” në LDK – kjo është arsyeja pse shpalli kandidaturën për kryeministër

Flet Gazmend Muhaxheri pas “stuhisë” në LDK – kjo është arsyeja pse shpalli kandidaturën për kryeministër

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Beteja e Pacifistëve”.

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-beteja-e-pacifisteve-per-rtv-dukagjini

Është ky një dokumentar për papartinë më të vjetër të pluralizmit të shqiptarëve të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Nga minuta 40:00 e tutje e këtij dokumentari Gazmend Muhaxheri flet pas një “stuhie” mediale që ishte në LDK kur ai e shpalli kandidaturënpër kryeministër. Së paku deklarativisht. Pse e bëri ai këtë?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për rrënjët e kësaj partie që shkojnë deri te një klasë specifike e shqiptarëve të Kosovës që përfituan nga regjimi i Josip Broz Titos e deri te lidhjet aktuale të saj me botën e krimit.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që udhëheqin grupet kryesore të kësaj partie që rrëfejnë për InDoks se cili do të jetë fati i LDK-së në të ardhmen e afërt.

Njohës të zhvillimeve shoqërore në këtë dokumentar analizojnë partinë që që e themeloi Ibrahim Rugova nga një perspektivë krejt tjetër- të zhveshur nga mitet.

Kush është LDK-ja e vërtetë e ditëve tona dhe çka e ndanë atë me LDK-në e Rugovës? Në fakt, çka i bashkon këto dy LDK pos emrit të njëjtë që e kanë? A është e shmangshme ndarja në LDK, pas asaj se çka ndodhi në Vetëvendosje?

Dhe, a do të jetë kjo ndarje si ajo e vitit 2006 ku Kuvendi Zgjedhor u përgjak me një konfrontim tepër të dhunshëm ku u përdorën edhe karriget?

Janë edhe shumë pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com