Flet ish-ushtari i UÇK-së: Eulexi m’u hakmorr se e zbulova varrezën në Rudnicë

Ky dokumentar përmban pamje të rënda. Fuqishëm sugjerohet aprovimi i prindit ose kujdestarit para se të shikohet nga personat nën moshën 18 vjeçare

Flet ish-ushtari i UÇK-së: Eulexi m’u hakmorr se e zbulova varrezën në Rudnicë

Ish-ushtari i UÇK-së, Nexhat Qubreli, kishte arritur që të zbulojë varrezën masive në fshatin Rudnicë të Serbisë.

VIDEO

Ai për InDoks, ka rrëfyer se një gjë të tillë kishte arritur që ta bëjë për shkak të një dëshmitari, i cili kishte qenë prezent në vitin 1999, kur edhe ishin varrosur kufomat e civilëve shqiptarë, nga Ushtria serbe.

VIDEO

Por, kjo gjë Qubrelit i kishte kushtuar edhe me burgim. Thotë se EULEX-i, u hakmorr ndaj tij, duke e futur në burg, për më shumë se nëntë muaj.

“Po për këtë rast edhe ndërkombëtarët kanë pasur  shumë pengesa për mos  m’i gjetë këto. Unë po flas bash për shefin e tyre, Salustro ka qenë.

DOKUMENTARI I PLOTË KËTU:

Me mua ka kontaktuar ai. Unë e kam pasur një piceri dhe ka ardhur 3-4 herë ka kontaktuar me mua dhe ka thënë se ti duhesh me ma dhënë mua emrin e personit që e ka zbuluar varrin masiv në Rudnicë”, ka thënë Qubreli.

VIDEO

Sipas Qubrelit, arsyeja pse ai ishte përfshirë në Gjykimin e EULEX-it, në rastin “Drenica”, ishte se ai nuk kishte dashur që t’a thotë emrin e personit që i tregoi për varrezën masive në Rudnicë. Sipas ish-ushtarit të UÇK-së, refuzimi për ta treguar emrin e njeriut që kishte qenë dëshmitar gjatë varrimit të kufomave shqiptare në Serbi, kishte irrituar ish-prokurorin e Eulexit, Maouro Salustro, deri sa ky i fundit e kishte futur në procesin gjyqësor, në të ashtuquajtur “Drenica”.

VIDEO

“Procesi i Drenicës nuk ka të bëjë me mua. Unë kam qenë i akuzuar palidhje, kështu për shkak se Salustro më ka kërkuar lëndët edhe dëshmitarin më ja dhënë atij. Këtë unë nuk kam dashur as nuk e kam ditur se ka të interesuar se kush është ai. Unë këto informata jam kam dhënë Policisë së Kosovës, sepse kam pasur shumë besim tek policia jonë, se janë vëllëzërit tanë”, ka thënë Qubreli.

VIDEO

“Unë jam i bindur që është hakmarrë Salustro ndaj meje. Më ka mbajtë në burg për më shumë se nëntë muaj, për rastin që ma ka mveshë për gjoja krime lufte”, ka thënë ish-ushtari i UÇK-së për InDoks

Dokumentarin e plotë për masakrat serbe në Kosovë dhe dështimin e drejtësisë ndërkombëtare për dënimin e tyre, mund ta shikoni këtu

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18) – 27.01.2019

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18)Faktori ndërkombëtarë që ruajti eksluzivitetin për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë nuk e ka hetuar si masakër madje as krimin kundër njerizimit në Reçak, e as masakrën kundër familjes Jashari. As edhe shumicën e krimeve të tjera të regjimit serb të Milloshevicit. A ishte e qëllimshme kjo?Drejtësi nuk u soll për këto krime. Por, ndërkombëtarët në vazhdimësi shqiptarëve të Kosovës iu kërkuan që të bëjnë paqe me shtetin serb. InDoks në dokumentarin “Paqe pa drejtësi”, me autor Visar Duriqi , sjell rrëfimin tjetër për krimet e pagjykuara në Kosovë.A kishte mundësi që Shteti i ri i Kosovës ta bënte këtë punë vet? A ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar masakrat kundër shqiptarëve në Kosovë? A pati gjenocid në këtë vend? Kush nga EULEX-i tentoi ta sabotonte identifikimin e të pagjeturve të luftës së viteve 1998-1999?Ndërkombëtarët tentojnë ti barazojnë më tutje krimet e regjimit të Milloshevicit me ato të UÇK-së, me Gjykatën Speciale.Por në krejt këtë padrejtësi, një pyetje legjitime rri pezull: A mund të ketë paqe pa drejtësi?Live në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 27 January 2019