Flet nga ceremonia e varrimit familjari i 18-vjeçares së vrarë

Flet nga ceremonia e varrimit familjari i 18-vjeçares së vrarë

Një i afërm i 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj që u varros sot në varrezat e këtij qyteti, ka marrë fjalën në ceremoninë e varrimit, njofton Insajderi.com.

Derisa falënderoi të gjithë për pjesëarrjen, familjari i të ndjerës është lutur që ky të jetë rasti i fundit i vrasjes së grave në Kosovë.

Gjithashtu ai ka thënë se të rinjtë duhet ta gëzojnë lirinë dhe drejtësinë.

“Besoj se organet e Kosovës do ta çojnë drejtësinë deri në fund, uroj që të jetë rasti i fundit dhe fjala përfundimtare të jetë stop sepse të rinjtë kanë nevojë me gëzu lirinë, drejtësinë”, u shpreh ai.

“Bashkë na keni lehtësu dhimbjen e madhe, që na tronditi jo vetëm familjen por tërë botën shqiptare…Jemi falënderues për gjithë këtë pjesëmarrje”, u shpreh ndër tjera familjari.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është ndaluar nga policia dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë, ndërsa është zënë në një fshat të Ferizajt të martën rreth orës 12:00. /Insajder.com