Flet prokurori që bleu viagra dhe kërkoi t’i dërgohen në prokurori

Flet prokurori që bleu viagra dhe kërkoi t’i dërgohen në prokurori

Esat Ademi, prokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka thënë për Insajderin se nuk ka porositur viagra në një faqe online në Facebook.

“Me e pasë porositë, thom po, krejt normale është. Kur ashtu, jo nuk është e vërtetë, jo mor kushedi kush e ka shkru se une jo, në emër tem janë dy tri facebook-a”, i ka thënë Ademi Insajderit.

Komenti i tij është në një faqe publike për porosi online.

Ai në koment, e ka dërguar edhe numrin e telefonit ndërsa adresën e dërgimit të kësaj porosie e ka dhënë për tek Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Faqet online, për shitjen e produkteve të ndryshme janë bërë ‘pre’, e personave publik dhe atyre që bartin me poste të larta në institucione publike./Insajderi/