Flet qytetari që e akuzoi Bulliqin për sulm fizik: Me siguri ka ndikuar politika

Flet qytetari që e akuzoi Bulliqin për sulm fizik: Me siguri ka ndikuar politika

Ramadan Zymberi, zyrtari për shërbime publike në komunën e Podujevës, ka denoncuar në polici kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, për sulm fizik, transmeton Insajderi.

Zymberi një lidhje direkte në Klan Kosova, ka pohuar që kërcënimi dhe sulmi fizik nga kryetari Bulliqi ndaj tij ka ndodhur.

Ai tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qyteti.

“Më kapi për krahu dhe më sulmoi. Kërcënimi dhe sulmi fizik ka ndodhur. Janë kamerat aty që mund t’i shohim, por për shkak të procedurës që rrjedhë për rastin nuk dua të flas më shumë”, tha Zymeri, teksa shtoi se Bulliqin e ka pasur bashkë partiak dhe nuk ka asgjë personale me të.

“E kam denoncuar rastin dhe  policia do të merren. Me siguri ka ndikuar politika”, tha tutje ai.

Ndryshe, këto akuza janë mohuar nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili të martën deklaroi se këto pretendime janë të pavërteta dhe po bëhen për të dëmtuar reputacionin e tij subjektit të cilit i përket (Lëvizjes Vetëvendosje) në prag të zgjedhjeve./Insajderi.com