32-vjeçari, Arben Mema, i cili rrezikoi shumë qytetarë në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, duke hyrë me shpejtësi në këtë zonë, është deklaruar pas aktit që kreu orë më parë, transmeton Insajderi.
Ai në polici ka deklaruar se ishte nisur për të votuar dhe ka kaluar nga zona e parkut ku ka marrë pesë gramë kanabis në dy qese farmaceutike.
Mema është shprehur se një pjesë prej tyre i ka pirë dhe pastaj shton se nuk e ka kuptuar si ka ndodhur ngjarja.
“Dola nga shtëpia dhe para se të shkoja për të votuar, kalova te zona e parkut. Aty mora 5 gram kanabis në dy qese farmaceutike. Një pjesë e piva. Nuk e di as vetë si ndodhi sepse nuk po kuptoja asgjë. Isha në Yzberisht dhe aty më doli një makinë para e përplasa”, raporton Abc Neës. /Insajderi.com