Flet Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë

Flet Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë

Pas dy ditësh nga njoftimi për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj tij, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Insajderi.

Presidenti ka përdorur pak fjalë dhe një imazh.

Në rrjetin social Instagram Thaçi shkruan: “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

Të njëjtën frazë e ka shkruar edhe në anglisht.

Ky është reagimi i parë me fjalë i presidentit Thaçi.

Para kësaj, dje, ka publikuar në foton e ballinës në llogarinë e tij në Facebook një fotografi me prapavijë të zezë e me logon e Ushtrisë Çlirimtare në Qendër.

Gjykata Speciale ka njoftuar para dy ditësh se ka ngritur aktakuzë kundër Thaçit dhe dikur bashkë-partiakut e bashkëluftëtarit, Kadri Velit, që tani udhëheqë partinë e themeluar nga Thaçi. /Insajderi.com