Flet vëllai i dy motrave që u vranë në Tiranë: Dorasi i linte shtatzënë dhe më pas i shiste fëmijët

Flet vëllai i dy motrave që u vranë në Tiranë: Dorasi i linte shtatzënë dhe më pas i shiste fëmijët

Vëllai i Kristinës dhe Zhanetës që dyshohet se u vranë nga Përparim Ademi më 31 dhjetor, Bashkim Metani ka deklaruar se dy motrat kanë lindur mbi 10 fëmijë që më pas janë shitur në Greqi.

Sipas Metanit, kishte një avokat që ndërmjetësonte shit-blerjen e fëmijëve.

Ai se motrat i treguan pak kohë para se të vdisnin, ndërsa ka deklaruar se nuk ka bërë denoncim në polici pasi motrat insistonin për shkak të frikës.

Metani tha se lajmin tragjik e mori nga djali i njërës prej motrave: “Më telefonoi me video dhe më tha ‘I vrau! I vrau!’, pastaj mi tregoi me video motrat e vrara në tokë. Ishte e tmerrshme. Mora direkt motrën tjetër dhe pastaj policinë”./Insajderi.com