Flet xhaxhai i Albertit: Vëllai pa dashje e shkrepi armën

Flet xhaxhai i Albertit: Vëllai pa dashje e shkrepi armën

Ismet Krasniqi ka deklaruar se vëllai i tij, Skënder Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij, Albertin.

Sipas tij, ky i fundit ia kishte dhënë babait të tij armën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plumb.

“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë.

Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai duke e këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai për T7.

Krasniqi ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të armëve, ndërsa ka shtuar se “arma është e shejtanit, jo e njerit”

“Shpresoj që Policia në të ardhmen duhet me u marrë me këtë punë dhe t’i konfiskojë armët, sidomos atyre që i shesin”, shtoi xhaxhai i viktimës./Insajderi.com