Jakup Sabedini, humanisti dhe veprimtari i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se është sulmuar të s" />

Flet zyrtari i PDK-së që thotë se është sulmuar nga aktivistët e Vetëvendosjes

Veprimtari i PDK-së, Jakup Sabedini, ka thënë se është sulmuar të shtunën nga aktivistët e Vetëvendosjes. Akoma nuk dihen detajet që kanë çuar deri tek ky sulm, ndërsa rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia. Vetëvendosje ende s’ka dhënë ndonjë koment për ngjarjen.

Flet zyrtari i PDK-së që thotë se është sulmuar nga aktivistët e Vetëvendosjes

Jakup Sabedini, humanisti dhe veprimtari i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se është sulmuar të shtunën nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe vetë Sabedini. Ai ka treguar se tashmë është më mirë me shëndet, ndërsa ka thënë se rastin ia ka lënë në dorë drejtësisë.

“Përveç asaj që është thënë në njoftimin e degës së Partisë – nuk kam çfarë të them më tepër”.

Më herët – sulmin ndaj veprimtarit të tyre e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Ferizaj.

 REVIEW / Ky është shkrimtari që ka shkruar librin e parë horror në shqip

“Dhuna është e papranueshme kudo që ndodh e ndaj kujtdo që ndodh! Fatkeqësisht, të shtunën, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj, sulmuan aktivistin e devotshëm politik të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe humanistin shembull të qytetit tonë, Jakup Sabedini”.

“Ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku ofrimi i shërbimeve urgjente mjekësore ishte i pashmangshëm. Rasti është raportuar menjëherë tek organet e sigurisë, porse deri më tani, nuk ka asnjë veprim që do ta ndriçonte rastin në plotni”.

Insajderi rreth kësaj çështjeje ka pyetur edhe Lëvizjen Vetëvendosje, të njëjtit deri tash nuk kanë kthyer përgjegje.

Ndërsa Kryesia e degës së PDK-së e ka dënuar sulmin ndaj Sabedinit.

“Shembujt e tillë ku spiralja e dhunës shtrihet mbi aktivistët politik dhe humanistët e dalluar, thyejnë rëndë besimin e qytetarëve në forcat politike dhe humbin përfundimisht parametrat e një gare e pjesëmarrje të ndershme në subjektet e aktivitetet politike”.

“Aktivisti Sabedini, ishte i anëtar i shtabit zgjedhor lokal në PDK-n e Ferizajt, në zgjedhjet e 6 tetorit, motiv ky që nxiti sulmin ndaj tij nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! e si rrjedhojë, kërcënimet e tilla kanë ndodhur për një interval të konsiderueshëm kohor”, thuhet tutje në reagim, shkruan Insajderi.

Sulmi ndaj tij ka ndodh “të shtunën në njërën nga lokalet e qytetit. Me urdhër të Prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, ka thënë për Insajderin, Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

insajderi.com