Flora Brovina e shqetësuar se fotoja që publikoi u gjend në sajte për të rritur

Flora Brovina e shqetësuar se fotoja që publikoi u gjend në sajte për të rritur

Prokurorja Speciale, Drita Hajdari e cila është duke u marrë me rastin e Flora Brovinës, ka dhënë informacionet e fundit lidhur me intervistimin e deputetes së PDK-së për prezantimin e një fotografie që ajo pretendon se ka ndodhur në Kosovë.

Prokurorja ka treguar se gjatë ditës së sotme është intervistuar Brovina, ku ajo insiston se kjo foto është realizuar në vitin 2003. Thotë se këtë fotografi e ka marrë nga aktivistet e Gjakovës.

“Deputetja Brovina pohonte në mes të tjerash se prokuroria ka pasur njohuri dhe ka pasur në posedim këtë foto dhe se kinse qëllimisht e kemi fshehur”.

“Siç e dini kemi reaguar së shpejti ku unë si prokurore e çështjes kam premtuar se do të hapet rasti, do të intervistohet Brovina dhe se do të merren të gjitha masat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”.

“Sot është intervistuar zonja Borivna e kam intervistuar unë personalisht, znj Brovina ka deklaruar se fotoja në fjalë është që nga viti 2003 thotë se ka ardhur në posedim të kësaj foto nga aktivistët nga Gjakova”, ka deklaruar Hajdari.

Prokurorja ka treguar se Brovina ka thënë se nuk ka qenë e vetëdijshme se ka qenë e obliguar që ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës. Ajo sipas prokurores ka qenë e shqetësuar për shkak të publikimeve se fotografia që ajo e ka prezantuar është gjetur në një ueb faqe për të rritur.

“Në pyetjen tim se e a ka raportuar rastin më herët në prokurori apo në polici për shkak se rasti që ajo prezantonte përmban vepër penale ajo ka thënë se nuk ka qenë në njohuri se është e obliguar”.

“Po ashtu ka shprehur një shqetësim me daljen e informatave që kjo foto mund të jetë nga lufta e Irakut dhe se ajo nuk ka një njohuri të tillë. Intervistomi i Brovinës është vetëm një hap hetimore neve na duhet edhe disa hapa të tjerë për tek rezultati përfundimtar”, ka deklaruar Hajdari./Insjaderi.com