Flora Brovina insiston se fotografia e saj është bërë në Kosovë: E di se ku ka ndodhur

Flora Brovina insiston se fotografia e saj është bërë në Kosovë: E di se ku ka ndodhur

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina është deklaruar për fotografinë që ka prezantuar fillimisht ajo, e më pas është gjetur edhe në site për të rritur. Ka insistuar në vërtetësinë e kësaj fotografi duke thënë se fotografia është gjetur tek aparati i një ushtari.

“Fotografia është gjetur tek ushtari i vrarë, në aparatin e tij. Sepse ushtarët e Serbisë përveç se kanë dhunuar i kanë edhe incizuar për t’i keqpërdorur ato”.

“I njoh jo vetëm tani, por edhe më herët. Më vjen keq që po merren këto organizata me thashetheme me shpifje.  Këto janë rastet që i kam trajtuar unë me një ekip”.

“Asnjëra prej tyre nuk mund të thotë që i kam keqpërdorur dhe as nuk mund të thonë se kam kërkuar  vota, asnjëherë nuk e kam bërë”, ka deklaruar Brovina për t7.

E pyetur për vërtetësinë e kësaj fotografie dhe se e njëjta skenë është gjetur tek sajtet për të rritur, ajo ka mohuar ato.

“Nuk është e vërtetë kjo sepse kjo e di ku ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Po ashtu ajo ka mohuar zërat që kishin qenë në fillim se kjo ngjarje të jetë ketë ndodhur në Rahovec.

“Nuk është e vërtetë që ka ndodhur në Rahovec. Pra thuhet e pavërteta dhe i shtohet dyshime”.

“Po e njëjtë është mundet me qenë sepse nuk kanë qenë vetëm 3 ushtarë por kanë qenë edhe tjerë ushtarë”, ka deklaruar Brovina.

Deputetja e PDK-së ka insistuar se të njëjtën foto e kishte publikuar edhe më parë, por që sipas saj nuk kishte bërë buj kaq të madhe./Insajderi.com