Flora Brovina pranon se fotografia është falsifikuar

Flora Brovina pranon se fotografia është falsifikuar

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka deklaruar para pak çastesh  se fotografia e publikuara dje në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është e falsifikuar, shkruan Insajderi.

Ajo tha se kurrë se ka menduar se dikush mund t’i sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe kështu i ka përdorur.

“Jam e gatshme të jap përgjegjësi para organeve jo vetëm për këtë por edhe për masakrat e dhunimet e tjera”, ka thënë Brovina duke theksuar se gratë kanë pasur besim tek ajo sepse nuk e ka shkelur privatësinë e tyre.

Ajo po ashtu tha se këtë dokument ruan në mesin e shumë dokumenteve të tjera që datojnë që nga viti 2003, dhe se i vjen keq që pas asaj kohe tash të quhet dokument i rremë.

“Ju kërkojë falje të gjithë atyre dhe qëndrojë në fajësinë time që nuk e kam verifikuar”, ka thënë Brovina.

“Kam marrë informata të sakta nga dy persona. Ngjarja ka ndodhë në Dukagjin. Këta persona janë njëri që ka qenë aktivist i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, emrin e të cilit nuk po e di ndërsa tjetra është Mevlude Saraqi, më të cilën kam pas një bashkëpunim shumë të ngushtë”, ka thënë Brovina para mediave.

Ajo ka kërkuar që mos t’i bëhen shumë pyetje sepse nuk është në gjendje të përgjigjet ndërsa ka thënë se është në diskonim edhe për dorëheqje nëse i kërkohet./ Insajderi.com