Flora Brovina tregon qe sa kohë e ka fotografinë që e publikoi sot

Flora Brovina tregon qe sa kohë e ka fotografinë që e publikoi sot

Deputetja Flora Brovina ka thënë se fotografinë të cilën e publikoi sot, e ka që nga viti 2003 a 2004.

“Jam liruar nga burgu në vitin 2001, dhe e kam ndoshta në vitin 2003 a 2004″, ka thënë Brovina.

Tutje ajo ka thënë se Prokuroria do duhej të interesohej më shumë lidhur me dëshmitë e dhunimeve që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë

“E kam ekspozuar edhe tjera herë dhe nuk ka pasur as bujë as përkrahje. Opinioni ndërkombëtar dhe i vendit kanë kapërcyer sipër si kurrgjë. Hera e parë që Prokuroria u deklarua, unë jam deklaruar se merrem me këtë çështje prej luftës e tutje, që kam shënime që duhet t’i hetojë prokuroria jonë cilado qoftë. Edhe në kohën e ndërkombëtare. E lexova Prokuroria ka bërë ftesë që jo vetëm për mua por për të gjithë ata që kanë fakte t’i dorëzojnë. Unë mendoj se ata vetë duhet të interesohen më shumë”, ka thënë Brovina.

Ajo thotë se në fotografi nuk kanë pasur qasje shumë njerëz. Por ka thënë se të njëjtën e ka publikuar edhe në një konferencë ndërkombëtare.