Lirimi i masave kundër COVID-19 në vendet evropiane si dhe Festa e Fitër Bajramit, ka ndikuar që numri i mërgimtarëve të cilët vijnë në Kosovë të rritet, shkruan Insajderi.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se këtë të mërkurë janë paraparë 50 fluturime.
Ajo ka theksuar, se vetëm nga Zvicra janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj.
“Në datat 1 deri 12 maj janë operuar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë ne ardhje dhe 14 mijë në shkuarje. Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”. Ndërsa vetëm sot janë paraparë 50 fluturime”, tha Gara./Insajderi.com