
Shqiptarët i konsiderojnë provokim manovrat e ushtrisë serbe në rajonin e Luginës së Preshevës.
Ndërkohë ushtria serbe deklaron se po kryen manovra të zakonshme.
Fluturimet tejet të ulëta të avionëve dhe helikopterëve ushtarak serb, mbi vendbanimet shqiptare në Bujanoc e Preshevë, dhe prezenca e forcave të këmbësorisë ushtarake në fshatin Tërnoc, në afërsi të lapidarit të Komandant Lleshit, kanë shqetësuar banorët e kësaj ane, raporton televizioni publik i Kosovës.
Manovra të tilla kanë ngjallë edhe reagimet e organizatave lokale.