Fondacioni Labinot Tahiri merr përsipër ndihmën për shërimin e 7-vjeçarit nga Drenasi

Fondacioni Labinot Tahiri merr përsipër ndihmën për shërimin e 7-vjeçarit nga Drenasi

Pas lajmit për ndihmë ndaj Ledion Fanës, 7-vjeçarit nga Drenasi i cili vuan nga një sëmundje e rëndë, këngëtari Labinot Tahiri, ka treguar se do ta marr në dorë shërimin e tij, shkruan Insajderi.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se janë në spital të Ledioni dhe se do ta marrin me përgjegjësi të plotë shërimin e tij.

“Të dashur qytetarë tani jam te djaloshi 7 vjeqar, Ledion Fana, i cili vuan nga semundja e rëndë IGA LINEARE qe 5 vite. Ne këtu nuk jemi në luftë as nuk ka luftë. Pra ne duhet vetëm të shpëtojmë jetët e fëmijëve tanë duke u bërë bashk të kujtdo qofshin. Ne jemi këtu me përgjegjësinë më të madhe drejt shërimit të kētij djali”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri, i cili ka publikuar ehde një video nga spitali.

Po ashtu, ai ka paraqitur edhe numrat kontaktues për ndihmë ndaj Ledionit.

Nr kontaktit është 0038349451181 ALBAN Bega Ferizaj i autorizuar në Fondacionin Labinot Tahiri./ Insajderi.com