Forca të shumta policore rrethojnë Kuvendin e Maqedonisë

Forca të shumta policore rrethojnë Kuvendin e Maqedonisë

Forca të shumta të policisë janë pozicionuar pranë shtëpisë ligjvënëse të Maqedonisë ku sot në orë 11 pritet të fillojë seanca e dytë me të vetëm pikë në rendin e ditës – zgjedhja e Qeverisë, njofton Alsat-M.

Ditën e fundit partia e Zoran Zaevit (LSDM) ka qenë në biseda të vazhdueshme me partitë shqiptare për ta themeluar qeverinë e re pas dështimit për ta bërë këta partie fituese e zgjedhjeve e Nikolla Gruevskit.

Presidenti Gjorgje Inavov kishte kundërshtuar që t’ia jepte mandatin partisë së dytë për ta themeluar qeverinë, me arsyetimin se po realizohet platforma shqiptare në Maqedoni.

Në kundërshtim të kësaj kishte pasur edhe trazira të mëdha në Shkup, ku përkrahësit e Nikolla Gruevskit u futën në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë, duke përdorur dhunë ndaj deputetëve të LSDM-së dhe atyre shqiptarë. Ndër më të lënduarit mbeti Ziadin Sela, deputet shqiptar./Insajderi.com