Mundi i shkuar huq

Foreign Policy: Kolapsimi i takimit Kosovë – Serbi në Uashington, dëmton Trump-in

Sipas Foreign Policy anulimi i këtij takimi shkon në dëm të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka parë tek problemi shumëvjeçar i Kosovës me Serbinë, mundësinë për të arritur një marrëveshje dhe për ta dëshmuar veten si një lider që zgjidh probleme.

Foreign Policy: Kolapsimi i takimit Kosovë – Serbi në Uashington, dëmton Trump-in

Revista e njohur amerikane Foreign Policy ka shkruar një artikull të gjatë për ndërprerjen e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, pas aktakuzës së ngritur për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Kjo aktakuzë e detyrojë Thaçin ta anulojë udhëtimin për në Uashington dhe një ditë më vonë njëjtë bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Përfundimisht nuk u mbajt takimi i proklamuar shumë edhe nga emisari amerikan, Richard Grenell.

Sipas Foreign Policy anulimi i këtij takimi shkon në dëm të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka parë tek problemi shumëvjeçar i Kosovës me Serbinë, mundësinë për të arritur një marrëveshje dhe për ta dëshmuar veten si një lider që zgjidh probleme, pothuajse të pazgjidhshme, në politikën e jashtme.

Revista shkruan se kjo ishte goditje për Trump, por një moment shumë i mirë për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, një herë fitoi zgjedhjet e tash po ndërprehet takimi në të cilin ai thoshte se dëshiron të marrë pjesë për të zgjidhur probleme – dhe kjo nuk po ndodhë me fajin e tij.

Kjo e bën Vuçiq-in të duket si një lider i cili po kërkon opsione për të zgjidhur probleme.

Por, Florian Bieber, njohës i mirë i Ballkanit dhe profesor në Universitetin e Gracit, thotë se Vuçiq asnjëherë nuk ka dashur zgjidhje.

“Vuçiq kurrë nuk ka qenë i interesuar në zgjidhje. Ai është i interesuar vetëm të flas për zgjidhjen, sepse kjo është krejt çfarë ofron Vuçiq”, ka thënë Bieber./Insajderi.com